|
Shqip
English
____________________________
DHURONI PER VIKTIMAT E TRAFIKIMIT!
Fondet e dhuruara do të përdoren për ofrimin e shërbimeve të vazhdueshme riintegruese për viktimat e trafikimit. Keto donacione do te ndihmojne në rritjen e qëndrueshmërinë e shërbimeve afatgjata që ofrohen për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore
____________________________
Nr. i vizitoreve nga 18.06.2012:
|
"Tė
Ndryshėm & Tė Barabartė" ėshtė organizatė shqiptare
jofitimprurėse e krijuar nė Maj tė vitit 2004 qė ofron
shėrbime riintegruese pėr viktimat shqiptare tė trafikimit.
Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve tė organizatės Tė
Ndryshėm & Tė Barabartė udhėhiqen dhe pėrmbushin linjat e
strategjive dhe planeve tė veprimit kombėtare pėr luftėn
kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore dhe detyrimet e
organizatės si Anėtare e Mekanizmit Kombėtar tė Referimit
pėr viktimat e trafikimit.
Qysh prej 2004, Tė Ndryshėm & Tė Barbartė kontribuon nė
kėto linja me:
- Shėrbime pėr reintegrimin e viktimave shqiptare tė
trafikimit dhe fėmijėve tė tyre pėrfshirė shėrbime
rezidenciale dhe komunitare;
- Aktivitete pėr lehtėsimin dhe rritjen e aksesit tė
viktimave tė trafikimit nė shėrbimet publike;
- Ndėrgjegjėsim i komunitetit pėr pasojat e trafikimit dhe
tė drejtat e viktimave tė trafikimit;
- Aktivitete pėr vlerėsimin e tregut formal tė punės dhe
rritjen e aksesit tė viktimave nė tė;
- Mbėshteje financiare dhe teknike pėr gjenerim tė ardhurash
dhe vetėpunėsim;
- Trainime pėr OJF dhe institucione shtetėrore;
- Studime dhe vlerėsime tė procesit tė reintegrimit tė
viktimave tė trafikimit;
- Pjesėmarrje nė procesin e identifikimit tė viktimave tė
trafikimit;
- Informim dhe konsulencė teknike pėr hartimin e akteve
ligjore e nėnligjore pėr mbrojtjen e viktimave tė
trafikimit.
|
Raporti Vjetor 2011

Studimi
mbi Riintegrimin Social-Ekonomik tė Viktimave tė Trafikimit
nė Shqipėri

Fletëpalosja
 |
| |
|
|
|